E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinemaja e AQFSH çelet me filmin "Kolonel Bunker"

'Kolonel Bunker" hapi sallën e parë të kinemasë sipas parametrave bashkohorë në Arkivin e Filmit Shqiptar. Kineastë, aktorë dhe dashamirës të filmit shqiptar nderuan me praninë e tyre këtë ngjarje në historikun e kinemasë moderne kombëtare. Kolonel Bunker një sukses i vitit 1996 me regji të Kujtim çashkut dhe protagonizëm të regjisorit dhe aktorit të njohur Agim Qirjaqi u rivlerësua nga publiku në magjinë e ekranit të gjerë.

Ndonëse salla është në prag të marrjes së një emri simbolik, sipas drejtuesve do të ketë shumë funksione. Kinemaja do të qëndrojë e hapur gjatë verës me një program filmash që zgjat deri në dhjetor ku vlen të përmendet në muajin Gusht pamjet ekskluzive të pazbuluara më parë nga arkivi i Vatikanit për syrin e publikut shqiptar mbi jetën dhe vizitën e Nënë Terezës në 100 vjetorin e saj lindjes. Një nga më të rëndësishmit është dhe tryeza e kineastëve shqiptarë dhe botërorë në rrahjen e mendimeve mbi filmin, hapjen e portave për shkollat dhe fakultetet, si dhe disa nga festivalet e filmit të formateve ndërkombtare që zhvillohen përgjatë vitit në Tiranë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›