E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britaniku kalon Amazonin për 859 ditë

Londër, 9 gusht - Pas 859 ditë, mijëra kilometra të kaluar dhe 50 mijë kafshime të mushkonjave, Ed Stafford synon të jetë njeriu i parë që ka ecur gjithë lumin Amazon

Megjithëse thotë se nuk është “luftëtar ekologjik”, Stafford që është afër fundit të udhëtimit të tij, deklaroi për AP se shpreson që këmbët e tij do të rrisin ndërgjegjësimin për shkatërrimin e pyjeve të Amazonit.

Stafford tha se udhëtimi i tij, i cili ka kushtuar afër 100 mijë dollarë dhe është sponsoruar nga kompani e donatorë, ka thelluar kuptimin e tij për Amazonin, rolin e tij në mbrojtjen e globit kundër ndryshimeve klimatike dhe forcave komplekse që po çojnë në shkatërrimin e tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›