E Diel, 1 Nëntor 2026

“Honeymoons”, sjell fate dhe ngjarje në Teatrin Kombëtar



Izaura Ndoj

Pas Premierës Botërore në Festivalin e Venecias dhe Premierës Amerikane në Toronto International Film Festival. Filmi Fituesi i disa çmimeve prestigjioze “Muajt e Mjaltit” me regji të Goran Paskaljevic vjen në Tirana International Film Festival (TIFF 2009). Në sallën “Kadri Roshi” të TK-së nisi edicioni i shtatë i TIFF, i cili dha start me filmin “Muaj mjalti”, filmi i parë serbo-shqiptar, me pjesëmarrje të konfirmuar nga organizatorët edhe prezenca e regjisorit serb Goran Paskaljeviç. “Honeymoons” sjell një realizim filmik jo të lehtë. Gjatë një konference Paskaljeviç ka treguar se si synimet e tij filmike u sulmuan si nga nacionalistët serbë dhe ata shqiptarë. “Shumë nga shikuesit që e kanë parë këtë film kanë thënë se do të dëshiroja që filmi të vazhdonte akoma .Dhe këto dy çifte të kishin një pikë takimi në Evropë. Historia ndërpritet atje ku audienca mendon se do të fillojë diçka e re. Në qoftë se e keni vënë re në përfundim të filmit ne shikojmë një tren që del nga hekurat e burgut, pra është në ecje dhe ky ishte mesazhi që do doja t’i jepja Evropës , që ata të ndienin shijen e fajit sepse politikisht ajo që ndiej është fakti se ne jemi në Evropë, por e vërteta është se duam të jemi pjesë e Europës së bashkuar”pohoi ai. Paskaljeviç këmbëngul se “Muaji i mjaltit” është larg politikës, ai sjell fate dhe ngjarje njerëzore, i pasur me ndodhitë e të përditshmes. Goran Paskaljeviç, u nderua me çmimin e karrierës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik. Pas “Olympia Theatre” të Selanikut, më 19 nëntor, “Muaji i mjaltit”, fituesi i çmimit “Golden Spike” në Valladolid të Spanjës. Gjithashtu fili ka patur prezenca ndërkombëtare në Festivalin e Venecias dhe Torontos. Sot është premiera e parë zyrtare shqiptare në Tiranë. Të pranishëm gjatë konferencës ishin edhe aktorët Yllka Mujo dhe Jozef Shiroka, ku u shprehën për bashkëpunimin dhe gjuhën e përdorur në film. “Nuk ka përse të ketë paragjykime për këtë film, dhe unë nuk është se kam pasur ndonjë të tillë. Përkundrazi ka qenë një kënaqësi për mua që mora pjesë në këtë film. Kemi gjetur raporte të përbashkëta, është hapur një dritare e re për aktorët shqiptarë”-shprehu aktorja e mirënjohur Yllka Mujo. Ndërsa aktori Jozef Shiroka theksoi se “Nuk mendoj se kishte paragjykime. Unë e dija kush ishte Paskajoviç dhe nuk kishte pse të krijoheshin paragjykime politike sepse filmi është një akt human”.
Produksioni & Buxheti
“Muaj mjalti” është prodhuar me mbështetjen financiare nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri) Ministria e Kulturës së Serbisë (Serbi) Pulia Film Commission (Itali), buxheti kap vlerën 1.5 milion eurosh. Mësohet se filmi është një bashkëprodhim mes shtëpive filmike “Nova Film” në Beograd, “Ska-ndal” në Tiranë, “Verdeoro” dhe “Paolomar” në Itali, “Neue Cameo Film” në Gjermani dhe “Sëiss Effects” në Zvicër.
Në rolet kryesore:Nebojsa Milovanovic (Marko) Jelena Trkulja (Vera) Jozef Shiroka (Niku) Mirela Naska (Majlinda) Bujar Lako (Rroku) Yllka Mujo (Vevo), Lazar Ristovski aktori i parë me shpesh në filmat e Paskaljevicit. Të tjerë aktorë shqiptarë luajnë Rozeta Feri, Kristaq Skrami, Timo Flloko, Çun Lajçi, Myzafer Zifla, Genti Kame, etj.

30 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›