Plagosja ne grabitje e taksistit, 3 ne pranga
KORCE- Pajtuan per udhetim dhe me pas masakruan ne grabitje taksistin 61-vjecar, arrestohen tre te dyshuarit per krimin e ndodhur kater dite me pare ne qytetin e Korces, kurse nje i mitur hetohet ne gjendje te lire. Burime policore njoftuan dje, se ne oret e para te mengjesit, pas operacionit te koduar "Taksi 405", u be ndalimi i Begator Mustafaj, Mateo Dinella, 22 vjec, Fjordi Pane, 21 vjec, te tre banues ne qytetin e Korces, ndersa eshte lene i lire pas shoqerimit 14 vjecari J. Th. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se te dyshuarit kane qene me pare te proceduar penalisht per krimet e vjedhjeve apo grabitjeve me dhune dhe shitje droge. Ndaj te ndaluarve eshte ngritur akuza e "grabitjes me dhune me pasoje plagosjen e rende, ne bashkepunim". Krimi ka ndodhur mbremjen e se premtes afer "Birra Korces", kur kalimtaret gjeten te pergjakur dhe pothuajse ne koma, trupin e masakruar te taksistit Agron Perlati. I demtuari ishte pajtuar nga te rinjte per t'i cuar deri ne fshatin Mborje, por sipas hetimeve gjate rruges e kercenuan me jete dhe gjate rezistences e goditen me leva hekuri. Pas grabitjes i kane marre edhe taksine qe e braktisen disa kilometra me tej dhe jane zhdukur. I plagosuri eshte terhequr zvarre deri ne bulevardin kryesor, ku dhe eshte gjetur nga kalimtaret qe njoftuan policine. Taksisti gjendet ne Spitalin Ushtarak ku po merr mjekimin. Gjate aksionit u gjeten ne cilesine e proves nje kasetofon i marre nga taksia, disa porcione hashash, nje puistolete shenjedhenese, dy thika dhe nje varese floriri.