E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angjeli, Ahmetaj,Majko, Malaj: Prioritet i të gjithëve, ardhja e PS-së në pushtet

“Program i Partisë Socialiste është ndër më të konstruktuarit dhe ndër më të konsultuarit që kemi pasur ndonjëherë”. Kështu ka deklaruar për mikrofonin e Ora News një nga bashkëhartuesit e programit Anastas Angjeli . Angjeli u shpreh se qëllimi i Kongresit nuk është të shpërndajë thasë me para por të sjellë filozofi për një model më të mirë ekonomik.
Më tej ai shtoi se Kongresi do të jetë një Kongres i hapur dhe sugjerimet që do bëhen do jenë në ndihmë jo vetëm të bashkimit të socialistëve por të krijimit të një aleance për të ardhur në pushtet.
I të njëjtit mendim ishte edhe Arben Ahmetaj ku u shpreh se programi është i mirëmenduar, pozicionohet qartë në të gjitha fushat,është për mbi 95% të shqiptarëve dhe do të zbatohet menjëherë më ardhjen në pushtet të PS-së.
Ndërsa Pandeli Majko shpjegon se jo të gjithë ata që votojnë PS-në pëlqejnë të gjithë deputetët e saj. Më tej ai theksoi se në PS po qarkullon një fenomen ndërmjet deputetëve, apo anëtarëve të thjeshtë të PS-së që e kanë kthyer pozicionin e tyre në një ledhë , në një pazar personal duke e dëmtuar rëndë partinë. Në lidhje me programin ai tha se e reja në të ka të bëjë më faktin se do të hiqen kufizimet fundore duke i hapur rrugë krijimit të aleancave jo vetëm me partitë e majta por edhe ato të djathta.
Të njëjtin mendim ka ndarë edhe Arben Malaj, një nga zërat ndryshe në selinë rozë duke thënë se gjithë angazhimi i tyre politik është ardhja e PS-së në pushtet, duke harruar bojkotin, duke ndërtuar një program politik e më pas elektoral, pasi nuk ka kohë për të humbur.
Ndërsa në lidhje me deklaratën e kreut të PS-së në Kongres se deputetët po rendin pas interesave personaldhe po dëmtojnë partinë Malaj tha se liria është vlerë universale,të qenurit një shqiptar që vë përpara Kushtetutën dhe pastaj parimet për partinë nuk më bën një socialist jo të mirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›