E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angjeli: Paketa, PS jo pengese per imunitetin



Ish-ministri socialist per Financat dhe Ekonomine, Anastas Angjeli, thote se Partia Socialiste nuk do te behet pengese per heqjen e imunitetit. "Propozimet e bera nga PS per hapjen e debatit dhe votimin edhe per paketen e ndryshimeve kushtetuese, nuk do te behen pengese per realizimin e ketij objektivi te te gjithe shqiptareve", thote politikani i njohur i se majtes. Nje nga ekspertet me te njohur te ekonomise e financave shqiptare, Anastas Angjeli thote se ekonomia shqiptare po merr nje drejtim te rrezikshem. Kurse thekson se "padyshim qe nje rol te pashmangshem ne krizen e dukshme qe perjeton vendi kane edhe faktoret e jashtem". Por prof. Dr. Anastas Angjeli eshte i bindur se nese qeveria do te kishte menaxhuar drejt peshen e vet te pergjegjesise, gjerat do te ishin shume me mire. Ish ministri i Financave dhe Ekonomise rendit ne kete interviste per revisten Klan, treguesit e renies ekonomike dhe shkaktaret e saj. Por shkon edhe me tej: Megjithese do te trashegoje nje situate aspak roze, Partia Socialiste dhe programi i saj eshte alternativa e vetme dhe e besueshme per ta nxjerre Shqiperine nga bataku, e per ta rikthyer ne rrugen e prosperitetit.

Kjo vjeshte ka mberritur me dy ekstreme "temperaturash": Paralajmerohet nje klime e akullt ekonomike dhe nje sezon i nxehte politik. Sa i perket ekonomise, per te cilen dha nje parashikim te zymte edhe vete guvernatori i Bankes Qendrore; pse ka ngrire ekonomia shqiptare?

Ndersa vendi po futet ne nje vjeshte te nxehte politike si rrjedhoje e pragfushates se ardhshme elektorale, "klima e akullt ekonomike" duket se po e zhyt me tej ne "ngrirje" ekonomine shqiptare, duke bere me te domosdoshme se kurre, zbatimin e nje skenari (ne kuadrin e nje programi teresor) rigjallerimi ekonomik, i cili me c'duket, nuk mund te behet me arnime apo korrigjime te pjesshme. Kjo nuk mund te realizohet pa nje ndryshim te madh demokratik, permes zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Tashme eshte pranuar nga te gjithe se ekonomia shqiptare per rrjedhoje te dy faktoreve te rendesishem, te zhvillimeve te brendshme ekonomike dhe krizes se eurozones, vazhdon te jete nje ekonomi qe te pakten keto tre vitet e fundit, ka nje renie te shpejte te ritmeve te rritjes dhe po shkon drejt nje pike te "ngrirjes ekonomike".

Sa rol ka ne kete mes kriza nderkombetare dhe sa politikat ekonomike te ekzekutivit shqiptar? Cfare levizjesh te gabuara mendoni se ka bere qeveria?

As qeveria, as institucionet e pavarura dhe as institucionet ekonomiko-financiare nderkombetare nuk kane bere nje analize te plote dhe precize mbi ndikimin e ketyre dy faktoreve madhore. Por megjithate, disa studime te institucioneve nderkombetare japin nje matje te perafert dhe thone se nese 50% e "fajit" vjen nga kriza aktuale globale e vecanerisht e eurozones, gjysma tjeter eshte rrjedhoje e politikave ekonomiko-financiare qeveritare. Ketu duhet theksuar mospranimi dhe mosreagimi ne kohe nga ana e qeverise per ndikimin e krizes ne ekonomine tone, shpenzimet populiste dhe elektorale, mosmenaxhimi efektiv i borxhit publik, dhe ajo qe eshte me e rendesishme, mungesa e politikave dhe reformave ristrukturore te ekonomise, riprioritarizimit te saj drejt zhvillimit te ekonomise reale qe gjeneron zhvillim e punesim.

A mund te themi sot nese ka qene i nxituar, apo i drejte, vendimi i qeverise per t'u shkeputur nga "ombrella" e FMN-se pak vite me pare?

Ne aspektin afatshkurter dhe teper te ngushte, pse jo, do te thoja se si rrjedhoje e nje "qeverisjeje egoiste" pra ne veshtrimin e pare, "clirimi i pjesshem dhe i perkohshem i qeverise nga FMN-ja", krijoi pershtypjen se ishte dicka pozitive. Kjo sepse qeveria kishte premtuar pamase dhe i duhej te plotesonte disa nga premtimet. "Liria" e fituar nga FMN i dha asaj mundesine qe te merrte hua tregtare pa u kontrolluar, si nje menyre per te financuar shpenzimet. Kjo e beri "qe te flinte gjume" ne projektimin e zbatimin e politikave zhvilluese dhe te punesimit. Dhe tani, po te shtojme edhe faktoret e permendur, situata eshte komplikuar, pasojat po ndihen dhe do te rendohen me tej. Kesisoj, une mendoj qe shkeputja nga "ombrella" e FMN-se ishte nje ambicie e tepruar dhe e nxituar. Ekonomia jone deshmoi se nuk ishte gati per nje nisme te tille. Koha e provoi kete. Kriza e eurozones po deshmon per nevojen e bashkepunimit dhe deri ne mbikeqyrje te situates ekonomike e financiare qe FMN ne kuader te Trojkes po u ben disa vendeve te goditura nga kriza. Druaj se ekonomia shqiptare shume shpejt do te rikthehet "kokulur" per rivendosjen e nje programi, (natyrisht ndoshta jo te tipit si ne vitet e meparshme) me FMN-ne. Dhe kjo do te jete e domosdoshme shume shpejt. Kujtoj ketu deklaraten-kerkese te kryeministrit Berisha ndaj BERZH-it per mospenalizim te Shqiperise "per furnizimin me kredi" per biznesin privat ne vendin tone. Por institucionet nderkombetare si BERZH bashkepunojne shume ngushte me FMN, etj, per ceshtje te tilla.

Megjithese zyrtarisht fushata per zgjedhjet parlamentare 2013 eshte jo shume afer, de facto pritet qe kjo vjeshte te jete stine fushate, ku ne qender te vemendjes eshte ceshtja e imunitetit. Pse PS kerkon ta bashkengjise kete ceshtje me disa kerkesa shtese? Dhe a mund te flitet per merakun se mos mazhoranca e shfrytezon heqjen e imunitetit per nje gjueti shtrigash ne prag zgjedhjesh?

Ne qender te fushates se PS-se nuk do te jete ceshtja e imunitetit. Perkundrazi. Qendrimi i partise dhe grupit te saj parlamentar per kete ceshtje eshte i qarte, heqja e imunitetit eshte e domosdoshme dhe e pranuar per t'u miratuar nga PS, jo vetem si domosdoshmeri e permbushjes se kushteve per statusin e vendit kandidat ne BE, por me gjere. Propozimet e bera nga PS per hapjen e debatit dhe votimin edhe per paketen e ndryshimeve kushtetuese, nuk do te behen pengese per realizimin e ketij objektivi te te gjithe shqiptareve. Motivi i ketyre propozimeve nuk eshte ceshtje thjesht "gjuetie shtrigash", por nje ceshtje parimore qe lidhet me korrigjimin pozitiv te Kushtetutes, per t'i dhene me shume pavaresi institucioneve te pavarura dhe drejtesise, dhe funksionimit me normal te shtetit demokratik dhe republikes parlamentare. Te mos pranosh kete ceshtje me pretekstin "tani nuk kemi kohe" eshte absurde. Ndersa te bashkepunohet dhe te arrihet ne kompromis per te zgjidhur ne kohe me te pershtatshme te dyja ceshtjet, eshte demokratike dhe normale. Sa i perket fushates se ardhshme te opozites, ajo do te kete ne qender te saj percjelljen e programit dhe alternatives se PS ne funksion te problematikave ekonomike e sociale, bashkepunuese dhe integruese qe Shqiperia dhe shqiptaret po perballen. Do te jene rruga e zgjidhjes, e ndryshimit te situates se veshtire qe po kalojme, dhe avancimi i shpejte i vendit ne rrugen e zhvillimit dhe te integrimit. E gjithe kjo permes dialogut intensiv dhe te gjere te PS-se me qytetaret, tashme te filluar.

Ekziston nje pershtypje se, edhe ne luften e saj politike, opozita mbetet tek denoncimi i skandaleve dhe keqqeverisjes, por kjo nuk mjafton. Cfare levizjesh duhet te ndermarre Partia Socialiste nese vjen ne pushtet vitin e ardhshem, sa i perket perballjes me krizen ekonomike?

Nuk eshte keshtu. Eshte e vertete qe PS ka denoncuar dhe do te vazhdoje te denoncoje skandalet dhe cdo veprim e pasoje te keqqeverisjes aktuale. Kjo eshte detyre e opozites, kerkese e elektoratit por edhe e partnereve nderkombetar. Te mos e besh kete do te thote te mos kesh kryer nje pjese te misionit tend si opozite. Por PS nuk eshte mjaftuar vetem se kryeri kete mision. Perkundrazi, PS ka tashme nje program te qarte politik dhe ekonomik, dhe eshte ne fazen perfundimtare te pergatitjes se programit elektoral dhe qeverises me nje strategji te qarte te perballjes me ndikimin e krizes, dhe me nje skenar te plote ristrukturimi te ekonomise, te zhvillimit dhe punesimit. Jane programe teresisht te hapura, transparente, qe po i behen te njohura publikut dhe po diskutohen me te, me aktore e faktore te ekonomise e shoqerise civile, sic jane biznesi, dhomat e tregtise, shoqatat e biznesit e bota akademike, te rakorduara permes bashkepunimit me institucionet nderkombetare. Ne to perfshihen masa afatshkurtra qe duhen marre ne perballje te fenomeneve me te dukshme te ndikimit te krizes aktuale, ashtu si dhe masa afatgjata, qe kane te bejne me menaxhimin e financave publike nga njera ane dhe nga ana tjeter me ristrukturimin dhe rigjallerimin e ekonomise reale, me qellim qe te filloje te gjeneroje prodhim dhe t'i rikthehet fillimit te rritjes ekonomike, pas pikiates qe ka marre ne renie drejt pikes zero.

Nje parti e mundshme, e re, nga ish kryeministri Nano, a do ta demtonte Partine Socialiste ne zgjedhje?

Ajo c'ka do t'i bente mire ne kete moment te majtes dhe progresisteve, pse jo gjithe "frontit opozitar" ne vend do te ishte bashkimi dhe jo copetimi apo fragmentizimi, unifikimi dhe jo percarja, afrimi e shtimi, dhe jo ndarja e largimi nga ky front. Ne kete kontekst cdo kontribut i ardhur nga cdo drejtim, perfshi dhe ate nga veprimet, levizjet apo nismat e F.Nanos, qe konvergon ne kete objektiv, do te ishte me i dobishem se cdo veprim i kundert .Gjithsesi kjo ceshtje i perket Nanos. Tashme te krijosh nje parti teknikisht e formalisht nuk eshte shume e veshtire. E panjohur dhe me pikepyetje, eshte se cfare dobie ka krijimi i saj, cfare i sjell nje nisme e tille zhvillimit te se majtes, opozites, vete vendit?!

Ju si ekspert i ekonomise, i jeni rikthyer angazhimit politik prane PS-se. Edhe nese opozita gdhihet ne timonin qeverises veren e ardhshme, e pret nje mision i veshtire, sidomos sa i perket ekonomi-finances. A mendoni se PS-ja do t'ia dale?

Askush nuk dyshon ne fitoren e opozites ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por lidershipi i PS-se eshte i ndergjegjshem dhe i pergjegjshem per gjendjen e veshtire ekonomike e sociale drejt se ciles vendi po rrokulliset kete fundviti, ku zgjedhjet parlamentare kane trokitur ne dere. Eshte pikerisht kjo pergjegjesi dhe ky realizem qe e ka pergatitur dhe e ka bere te gatshme opoziten per te drejtuar vendin, pas deshtimit te modelit ekonomik te kesaj qeverisjeje, jo vetem per perballjen dhe kapercimin e kesaj situate por per rifutjen e vendit me sukses ne rrugen e zhvillimit dhe te integrimit.

Kjo sepse Shqiperia eshte ne fazen e konsumimit te shume elementeve strukturore te tranzicionit ekonomik, pasi elemente te rinj kane dale ne pah. Nderkaq vendi po perballet me nje situate, kushte e faktore te rinj ekonomike ne vend, rajon por edhe ne eurozone. Prandaj kerkohet nje ristrukturim i ri i ekonomise shqiptare, me sektore e prioritete te reja. Pikerisht kete ofron alternativa socialiste, percaktimin e orientimit te ri qe duhet te marre ekonomia jone, industrite, deget dhe produktet qe ajo duhet te prodhoje, te tilla qe te rrisin kerkesen e brendshme, por edhe te jashtme, duke qene konkurruese dhe duke hapur vende te reja pune. Pra, nje alternative qe siguron zhvillim dhe integrim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›