E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahia: U korrigjua nje padrejtesi qe nisi 68 vjet me pare

Partia Levizja per Legalitetin pershendeti miratimin ne Kuvend te aktit normativ, per kthimin per lirimin e banesave te pronareve legjitime. Kryetari Ekrem Spahia, deklaroi se ky akt korrigjon nje padrejtesi qe nisi 68 vjet me pare e qe kishte mbetur ende e pazgjidhur edhe gjate viteve te tranzicionit. "Partia "Levizja e Legalitetit", si parti legjitimiste qe mbron shenjterine e prones, pershendet miratimin nga Kuvendi i Shqiperise te aktit normativ per kthimin e banesave pronareve legjitim. Ky akt eshte korrigjim i nje padrejtesie qe nisi 68 vjet me pare e qe fatkeqesisht kishte ngelur i pazgjidhur edhe gjate ketyre viteve te tranzicionit. Ne rikonfirmojme vullnetin tone politik per t'i kthyer ne zoterim shpejt dhe ne menyre te plote cdokujt pronen qe trashegon ose vleren e saj te tregut", tha Spahia. Ne deklaraten per mediat, Spahia vleresoi edhe vendimin e qeverise per kthimin e eshtrave te Mbretit Zog ne atdhe, me rastin e 100 vjetorit te pavaresise. "Ne kuader te pergatitjeve per festimin e 100 vjetorit te Pavaresise dhe nderimit te personaliteteve te shquara te historise se shtetit tone, PLL vlereson maksimalisht angazhimin e qeverise shqiptare per kthimin ne atdhe te eshtrave te Mbretit Zog I dhe ndertimin e mauzoleumit perkates i cili do te ngrihet ne vendin prone e Familjes Mbreterore ku ka qene i ndertuar mauzoleumi i meparshem qe u shkaterrua me dinamit prej komunisteve kur hyne ne Tirane" tha kreu i PLL-se. Gjithashtu, duke u ndalur tek ngjarja e fundit kriminale ne vend ku mbeti i vrare, Kryekomisar Adem Tahiraj, PLL riitheksoi kerkesen e saj per rikthimin e denimit me vdekje per disa vepra penale. Sipas PLL kjo mase eshte e domosdoshme per parandalimin e krimit e qe duhet vleresuar seriozisht nga politika dhe institucionet e shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›