Anglezët: Adnan Januzaj, pasardhësi i Kristiano Ronaldos
Është vetëm 18 vjeç, por sytë janë të drejtuar nga ai. Adnan Januzaj është tashmë në qendër të opinionit publik në Shqipëri, Belgjikë dhe Angli, lidhur me çështjen e zgjedhjes së skuadrës përfaqësuese. Por përtej kësaj dileme, talenti shqiptar i lindur në Belgjikë, ndodhet edhe në “presionin” e vlerësimeve që po merr nga trajnerë dhe specialistë futbolli. I fundit në radhë është trajneri legjendar i Mançester Junajtid, Erik Harrison, i cili ka qenë “mësuesi” dhe ndihmësi i parë i Sir Aleks Fergusonit edhe gjatë fazës së krijimit të klasës së 1992-it, me yjet si David Bekham, Nicky Butt, Paul Scholes, Ryan Giggs dhe vëllezërit Neville, të cilët shkruajtën historinë e tyre te “Djajtë e Kuq”. Harrison ka thënë se Adnan Januzaj mund të jetë Kristiano Ronaldo i ri i Mançesterit. Harrison ka mbetur i impresionuar me talentin e Januzaj gjatë turneut parasezonal me “Djajtë e Kuq”.
SHKËLQIMI
Januzaj shkëlqeu gjithashtu edhe në “Old Trafford” në ndeshjen e organizuar për nder të Rio Ferdinandit kundër Seviljes. “Januzaj është një futbollist i magjishëm dhe mendoj se është i njëjtë sikur Kristiano Ronaldo. Ai mund të kalojë pa probleme kundërshtarët dhe së bashku me Zahanë, mendoj që i shtojnë shumë cilësi skuadrës”, - ka thënë Harrison. Mirëpo, për rastësi, lidhja e Januzajt me Ronaldon nuk përfundon këtu. Djaloshi i ri nga Istogu ka të njëjtën ditëlindje me portugezin dhe me yllin e Barcelonës, Nejmar. Të tre kanë lindur me 5 shkurt. Januzaj ka luajtur edhe në ndeshjen e Superkupës me Junajtid, ku zëvendësoi autorin e dy golave të fitores, Van Persin.
KOMBËTARJA
Fushata e nisur nga tifozët shqiptarë me moton “Adnan Januzaj, thuaj PO Shqipërisë” tashmë ka zgjuar kureshtjen edhe të mediave belge. Faqja belge www.rtbf.be i ka kushtuar një artikull nismës në fjalë. “Është vetëm 18 vjeç dhe konsiderohet një nga talentët më të mëdha të futbollit. Lojtari me shtetësi belge dhe i formuar tek Anderleht kohë më parë, ka kaluar në ekipin e parë të Mançester Junajtid, me të cilin ka luajtur në ndeshjet miqësore që kjo skuadër ka pasur këtë verë. Tifozët shqiptarë kanë shprehur haptas dëshirën e madhe që ky talent të zgjedh kombëtaren shqiptare për ta përfaqësuar. Për këtë qëllim ata në rrjetin social facebook kanë hapur një faqe me titull ‘Adnan Januzaj, thuaj PO Shqipërisë’, ku i bëjnë thirrje talentit të ri të vesh fanellën e Shqipërisë,” - shkruan faqja në fjalë. Januzaj deri tani nuk ka pranuar asnjë ftesë nga Belgjika dhe Shqipëria për të luajtuar. Ai akoma nuk ka vendosur se me cilën përfaqësuese do të luajë, pasi dëshiron të fokusohet te klubi i Junajtid, ku shumë e shohin si pasuesin e Paul Scholes. Trajneri Mojes bespn tek Januzaj.
DE BIAZI
Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, i ka thurur elozhe talentit Adnan Januzaj, por ftesa për t’u grumbulluar me Shqipërinë duhet të bëhet në momentin e duhur, në mënyrë që mos ndikojë për keq për djaloshin 18-vjeçar.
(Eduard.Ilnica/balkanweb)
Lidhje te tjera www.rtbf.be