Zjarr në Majorka, evakuohen rreth 200 persona nga ishulli
MADRID- Rreth 200 persona janë evakuuar për shkak të një zjarri, që shkatërroi rreth 450 hektarë pyje, në ishullin turistik të Majorkës, bënë të ditur sot burime zyrtare vendase.
"Rreth 200 persona u evakuuan dhe 450 hektarë tokë u shkatërruan nga zjarri në Arta dhe Capdepera, në verilindje të Majorkës", theksuan burimet zyrtare spanjolle.
"Rreth 130 persona u mobilizuan në shuarjen e zjarrit", shtuan burimet zyrtare vendase.
Zjarret në pyje janë të zakonshme gjatë verës në Spanjë, shpesh të favorizuara nga erërat.
(d.b/BalkanWeb)