Anglezët, jo entuziastë me fitoren e Kapelos

I vlerësuar, por jo me votë të plotë. Debutimi i Kapelos me fitoren e Anglisë kundër Zvicrës 2-1 nuk i entuziazmoi britanikët. Teknikut italian iu njoh koha e pakët që pati në dispozicion për të përgatitur ndeshjen, por ndaj tij pati disa kritika në lidhjet me zgjidhjet taktike dhe modulin e kujdeseshëm për një ndeshje miqësore, dhe për më tepër për formacionin e hedhur në fushë. "Times" flet për një paraqitje të zakonshme, ndërsa "Daily Mirror" për një fitore jo bindëse.