E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA: Shqipëria në rangun e Burkina Faso

Nuk është vetëm Shqipëria vendi i vetëm që ka probleme me FIFA-n, por edhe 13 vende të tjera, përfshirë edhe Turqinë e zëvendëspresidentit Senezh Erzhik, i ngarkuar edhe me problemet e futbollit të vendit tonë. Gjithsesi Turqia është i vetmi vend që i ka zgjidhur problmet e federatës me shtetin.
Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të FIFA-s, që jep edhe informacione të detajuara nga mbledhja e Komisionit të Federatave pranë UEFA-s.
Në total Komisioni shqyrtoi 14 raste, 4 prej të cilave prejt të u mbyllën, pesë rezultuan me ndërhyrje të qeverive dhe katër me probleme të brendshme të federatave të futbollit.
Në pjesën për Shqipërinë thuhet: "Shqipëria (ndërhyrje shtëtërore politike): Ministria e Sporteve në mnënyrë të vazhdueshme e ka këercënuar pavarsinë e federatës me sulme dhe deklarata të fuqishme kundër presidentit të federatës. Nga FIFA janë kërkuar prova për deklaratat, por nga ministria nuk ka ardhur asnjë përgjigje. Statuti i federatës nuk është regjistruar, për shkak të kundërshtimit nga ministria. Ministrisë i është dhënë një ultimatum për t'i dhënë fund ndërhyrjeve të saj dhe për të lejuar regjistrimin e Statutit deri më 21 shkurt, në të kundër federata mund të pezullohet.
VENDET ME PROBLEME
SHQIPËRIA – Ne prag të pezullimit
Samoa Amerikane – Situata është përmirësuar
Burkina Faso - Cështja mbyllet
Afrika Qendrore - përgatitjen e zgjedhjeve të reja
Qipro - Palët kanë shprehur vullnetin e mirë
Dominika – Konflikte të brendshme midis palëve
Indonezia - Komisioni ka caktuar një afat tremujor
Iran - Cështja mbyllet
Palestina - Pritet të ratifikohet Statuti
Peru- Cështja mbyllet
Togo- Është rënë dakord për ringritjen e federatës
Turqi - Qeveria ka rënë dakord ta pranojë statutin
Ishujt Virxhin Amerikane- Cështja mbyllet

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›