Bledar Devolli: Titulli i mundshëm për t’u arritur

Sokol Paja
Mesfushori gjirokastrit i Partizanit, Bledar Devolli, ka deklaruar se ekipi tij jo vetëm që mund të arrijë në renditje Dinamon, por shpreson që edhe ta lënë poshtë tyre në renditje. Sipas Devollit titulli është plotësisht i arritshëm për Partizanin pasi edhe diferenca nuk është e madhe, ndaj do të kërkojnë më cdo kusht që të kapin kreun. Ndeshjet që do të përcaktojnë gjithcka do të jenë ato të kundërshtarëve direkt. Ndeshjen me Besën mesfushori i Partizanit e shikon si një takim mjaft të vështirë dhe beson se "demat" do dalin triumfues në atë ndeshje. Krahas takimeve të ekipit të tij, Devolli thekson se Partizani krahas korrjes së sukseseve të tij, ata një sy e një vesh e mbajë edhe tek ekipi i Dinamos, pra tek ecuria e këtij ekipi. Sipas gjirokastritit të Partizanit, objektivi i titullit do të vendoset në takimet direkte ku cdo gjë pritet edhe nga gabimet e kundërshtarëve të ekipit të tij. Titulli është plotësisht i arritshëm dhe aspak i pamundur pasi sipas futbollistit të partizanit ekipi i ka të gjitha mundësitë për të arritur i pari në finish... Partizani ndodhet në vendin e dytë me 36 pikë. Ekipi i Partizanit do të zhvillojë katër ndeshjet e mbetura të fazës së dytë të kampionatit si shumë decizive për të ardhmen e ekipit, cka nënkupton edhe objektivat që janë titulli dhe kupa e Shqipërisë. Devolli, jeni 6 pikë larg Dinamos, mund ta arrini vendin e parë? Nëse vazhdojmë të luajmë sic kemi luajtur deri tani mendoj se arrihet vendi i parë. Nuk na intereson se cfarë bën Dinamo, neve na duhet që të zhvillojmë futboll të bukur, rezultativ dhe sukseset arrihen. Nëse ecim sic kemi ecur mund të them se do jemi ne të parët. 6 pikë nuk janë shumë. Ne do të kemi një sy e një vesh nga Dinamo dhe shpresojmë që në ndeshjet me kundërshtarët direkt të arrijmë të marrim maksimumin. Hapat falsë të kundërshtarëve do na ndihmojmë që të arrijmë atë që duam. Realisht ka mundësi Partizani të dalë kampion? Ne jemi shumë optimistë që kjo gjë mund të arrihet. Kot nuk thonë shpresa vdes e fundit. Shpresojmë që ta dalim kampionë pasi kemi grup të mirë, mbështetjen e tifozëve dhe mendoj se do të jemi në fund ne të parët. Këto katër ndeshjet e fundit që i kemi me kundërshtarët Besa, Tirana, Dinamo dhe Elbasani, nëse fitohen me plot gojë atëherë objektivi është më se i realizueshëm. Në fazën e parë ishte Besa ajo që u mundi dhe u mori kreun, si e shikoni këtë ndeshje? Ndeshja me Besën është një ndeshje shumë e vështirë, pasi Kavaja është një ekip mjaft i fortë, por shpresojmë që të dalim me sukses. Puna jonë është që të fitojmë ndeshjet një e nga një pastaj të shohim përpara. Them se nëse fitojmë, gjithcka është e realizueshme. Ne luajmë për fitore dhe duke shpresuar në gabimet e kundërshtarëve, atëherë në ndeshjen direkte të jemi të barabartë dhe të vendoset gjithcka në takimin direkt. Shpresojmë dhe jam i bindur se do e kalojmë me sukses, kështu që do të