Arapi shkëlqen me Silkeborg

Renato Arapi ka luatur 90 minuta të plota dhe të pëlqyeshme në barazimin 1-1 që skuadra e tij, Silkeborg në Danimarkë arriti me Esbjerg. 21-vjecari, ish-lojtari i Besës në kampionatin shqiptar, ishte i pakalueshëm në shumë raste.
Trajneri i Silkeborg, Peder Knudsen mbeti i kënaqur në përfundim të takimit. Arapi, i cili ka luajtur 16 ndeshje me Shqipëria U-21, bëri një paraqitje të mirë në mbrojtje.
Golin e parë e shënoi Esbjerg me anë të Ornoch (23'), ndërsa për Silkeborg barazoi Erneman (35').