Anglezët në vështirësi

“Do të jenë ndeshje të balancuara me skuadrat italiane favorite këtë radhë. Futbolli italian ka bërë hapa përpara dhe pas eliminimit të Cityt dhe United, futbolli anglez nuk po kalon momente të mira”, deklaroi për tabloidin britanik ‘The Sun ish trajneri i Juventusit, i Milanit dhe i Chelseas.
Nga Serie A këtë sezon fazën e grupeve me sukses e kaluan tri skuadra: Interi, Milani dhe Napoli. “Napoli mund të luajë ndaj Chelseas me qetësi. Napoli pati një periudhë të vështirë, por duket se ky ekip është kthyer në rrugën e duhur. Në duelin tjetër mendoj se Milani është superior ndaj Arsenalit, pasi që ka lojtarë të mëdhenj”, shtoi trajneri italian. Përballja anglo-italiane do të ndodhë në pjesën e dytë të shkurtit dhe në fillim të marsit të vitit tjetër.