Do të kthehem shpejt

Intervenimin kirurgjik e ka bërë kreu i ekipit mjekësor, Ramon Cugat, me mbështetjen e mjekut Ricard Pruna. Përfaqësuesi spanjoll do të mbetet në spital për 3-4 ditë, ndërsa periudha e rikthimit të tij parashihet të jetë 4-5 muaj. “Shpresojmë që Villa të jetë gati për Evropian”, ka thënë njëri prej mjekëve të klubit, Cugat.
Edhe ish futbollisti i Valencias është optimist se do të kthehet shumë shpejt në fushën e blertë. “Me punë të madhe dhe me ndihmën e njerëzve do të shihni se do të kthehem në fushë shumë shpejt, duke e shijuar këtë sport siç kam bërë edhe më parë. Psiqikisht jam mirë. Do ta filloj rehabilitimin e këmbës shpejt. Do të mundohem ta kthej formën dhe të kthehem të luftoj në fushë”, deklaroi Villa për ueb faqen zyrtare të klubit.
30 vjeçari e shijoi një eksperiencë të shkëlqyeshme në Barcelonë, që kur u transferua nga Valencia. Ai fitoi gjithçka me klubin katalunas, ndërsa shpreson të kthehet edhe më i fortë pas lëndimit të rëndë.