Murinjo shigjeton Barcen

Trajneri i Realit të Madridit, Zhoze Murinjo përgëzoi Barcelonën për triumfin në Botërorin për Klube, megjithatë, ai këmbënguli se është ende herët dhe katalanët janë një skuadër mjaft e re, për t’u cilësuar si më e mira në historinë e futbollit.
“Ata janë një skuadër e mirë, që tani ka marrë edhe titullin botëror për klube. I përgëzoj për atë trofe, edhe pse personalisht mendoj se më tepër rëndësi ka të fitosh Champions-in”, tha portugezi duke shtuar se “në historinë e futbollit ekzistojnë disa skuadra të mëdha”.
I pyetur për garën në La Liga-n spanjolle, ai nënvizoi se skuadra e tij është paraqitur mjaft mirë, dhe se ky grup lojtarësh do ta kishte fituar me lehtësi titullin nëse do të luante në çdo ligë tjetër europiane.
“Konkurrenca me Barçën ka meritë për shkallën e vështirësisë në luftën për titull. Nëse do të kishim një kundërshtar më të lehtë apo më pak cilësor, do ta kishim më të lehtë të triumfonim në kampionat, theksoi tekniku “merengue”. Llogaritë bëhen në fund dhe fituesin e titullit do ta mësojmë në muajin maj. Megjithatë, nëse RealiiI Madridit do të luante në ligat e tjera, do të ishte lehtësisht kampion”, daklaroi ai.