Angli/ Gjykata refuzoi kërkesën për lirimin e Ganiçit
Një gjykatë britanike sot ka refuzuar lirimin me pagesë për ish liderin politik të Bosnjë Hercegovinës, Ejup Ganiç, i arrestuar në Londër, lidhur me akuza për krime të luftës.
Sot më herët gjatë ditës, Bosnja e ka paraqitur kërkesën për ekstradimin e të arrestuarit Ganiç.
Ejup Ganiç ishte arrestuar në fillim të javës në aeroportin Hithrou në Londër, në bazë të fletarrestit të Serbisë, për dyshime lidhur me krime të luftës kundër trupave jugosllave në vitin 1992.
Por, prokurorët e Bosnjës kanë argumentuar se zoti Ganiç, anëtar mysliman i presidencës së Bosnjës gjatë luftës në periudhën 1992 - 1995, do të duhej të dërgohej në Bosnjë, e jo në Serbi. Pritet që zoti Ganiç do të paraqitet përsëri në gjykatë më 29 mars.