E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, jep dorëheqjen Timoshenko, vjen Turçinov

Agjencitë lokale të lajmeve njoftojnë se kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko dha dorëheqjen duke i lënë detyrën zëvendëskryeministrit të parë, Oleksander Turçinov.
Julia Timoshenko dha dorëheqjen pasi parlamenti i Ukrainës ka votuar për mosbesim ndaj qeverisë së drejtuar prej saj.
Rezultatet e votimit i shpalli kryetari i Kuvendit, Volodimir Lytvyn i cili deklaroi se "Për mocionin - 243 vota. Mocioni ka kaluar". Tani, Partia e Rajoneve ka 30 ditë për ta formuar koalicionin e ri qeverisës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›