"Emri i Maqedonisë, Riker: Muajt e ardhshëm të rëndësishëm

Ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker ka deklaruar se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtare për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë.
"Kjo është një pranverë shumë e rëndësishme për Maqedoninë. Duhet të tregohet guxim për zgjidhjen e çështjes së emrit, në mënyrë që Maqedonia të mund të ecë përpara", ka pohuar Riker.
Ai u ka sugjeruar autoriteteve maqedonase që të lënë mënjanë çështjet e tjera të panevojshme dhe të përqëndrohen tek situata që do të vijë në muajt e ardhshëm.
Diplomati ka shprehur më tej edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj ambicjeve integruese të Maqedonisë.