Incident ne Gracanice, Kushner shan gazetarin serb “budalla”
GRACANICE-Ministri I Jashtëm I Francës, Bernard Kushner, e quajti “budalla” gazetarin ser btë “Zërit të Amerikës”, Budimir Ninic, pasi I bëri një pyetje provocative lidhur me trafikimin e organeve në Kosovë, menjëherë pas lufte. Dje i pyetur në fund të vizitës së tij në Kosovë lidhur me trafikun e organeve njerëzore, Kushner u përgjigj se nuk dinte asgjkë për këtë. "Ti je i sëmurë. Je i çmendur, mos fol marrëzira të tillë", i tha Kushner gazetarit duke mos besuar se ai mund të bënte një pyetje kaq "të mjegullt". "Ç'është kjo shtëpi e verdhë? Pse e verdhë? Zotëri, ju duhet të shkoni të kontrolloheni te një mjek" citon një radio serbe shefin e deiplomacisë franceze t'i ketë thënë gazetarit.
Kushner vizitoi dje komunën e re të Graçanicës, të banuar me shumicë serbe dhe iu drejtua autoriteteve lokale serbe me mesazhet se normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do ta lehtësonte rrugën jo të lehtë të këtyre dy vendeve për në Bashkimin Evropian. "Që një vend të hyjë në Evropë, duhet ta ketë edhe pëlqimin e 27 vendeve anëtare", tha ministri i Jashtëm francez. Kështu që Kosova dhe Serbia së pari e kanë të domosdoshme të dialogojnë, tha ai. Ky dialog, sipas Kushnerit, nuk ka kushtëzime, por kërkohet që të dyja vendet të bashkëpunojnë në të mirën e integrimit të tyre dhe të rajonit në BE. Më pas, ai foli edhe për rëndësinë e integrimit të komunitetit serb në kuadër të institucioneve dhe shoqërisë kosovare. "
Kushner takoi edhe Rada Trajkovicin nga Këshilli Nacional Serb. Trajkovic tha se theksi i bisedës ishte i përqendruar në pajtimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)