E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH: Nëse ka abuzime do bëhen kompesime

Menjëherë pas deklaratës së Ministrisë së Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjitikës ka reaguar menjëherë drejtori i bordit të OSSH Jozef
Hejsek. Ai ka deklaruar se CEZ është një kompani e cila ka ardhur në Shqipëri si furnizues ienergjisë elektrike dhe nuk duhet që politika ti përfshijë në lojën e tyre. Megjithëse ka pasur gabime të mbifaturimeve tashmë personat përgjegjës nuk janë më pjesë e CEZ dhe familjeve do tu kthehet shuma e mbifaturuar.
"CEZ nuk do të luajë asnjë lojë politike, pasi ne jemi furnizues të energjisë elektrike për Shqipërinë dhe për këtë duam të paguhemi. Ankesat e mbifaturimit janë bërë fokus i politikës edhe pse nuk janë çështje politike.
Ne bëjmë matje të energjisë me të njëjtën mënyrë si OSSH por edhe mund të kenë ndodhur gabime dhe për këtë ata punonjës nuk janë më pjesë e kompanisë tonë. Nëse ka ankesa për faturat atëherë ne do ta diskutojmë dhe nëse vërtetohen ne jemi gati që të kthejmë shumën duke e zbritur nga muaji pasardhës.Këto probleme kanë ardhur dhe si shkak sitemit të vjetër të faturimit por ne do të bëjmë gjithcka për të kënaqur konsumatorin tonë dhe për këtë së shpejti do të bëhet paisja me matësa të rinj" theksoi Hejsek.
Përsa i përket rritjes së çmimit të energjisë Hejsek u shpreh se kjo është e pashmangshme në mënyrë që të bëhen investimet e nevojshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›