Angli. Nga pornografia, deputete në Parlament

Ka edhe kështu. Një drejtoreshë filmash pornosh, tashmë kandidon për deputete në Parlament. Anna Arowsmith, e cila ka qene fituese dy herë e cmimit si drejtore filmash për të rritur tashmë po përgatitet për fushatën zgjedhore në Gravesham, Kent, në Britaninë e Madhe. Lideri i Partisë liberaldemokrate, Nick Clegg, duke përdorur shprehje figurative thotë se puna e saj nuk ishte tamam "filxhani i tij i cajit", por e vlerëson atë që nuk u bë "një letër bixhozi nga politikanët e ëestminister".
Ai tha për GMTV, se ishte e rëndësishme që njerëzit si Arowsmith, që kujdesen për mjedisin rreth tyre, të përfshihen në politikë. Kur u konfirmua zgjedhja e saj në kandidim, Anna Arowsmith shkruante në profilin e saj në Twitter: "Nga pornografia në Parlament, këtu kam ardhur!". Anna është nominuar si drejtore më e mirë në 2008 dhe 2009 në Cmimet e Filmave për të Rritur dhe Televiziv, dhe tashmë drejton një kompani "Easy on the Eye". 38-vjecarja ka përfunduar master për filozofi. Ajo vendosi të kandidojë si një reagim ndaj skandalit për shpenzimet, dhe mungesës së grave në Parlament.
"Nëse njerëzit nuk e dinë se cfarë bëj unë për të jetuar, atëherë ata nuk do ta dinë kurrë. Drejtuesit e partisë politike lokale dhe banorët e vendit që kam takuar deri tani e kanë parë që unë jam mjaft e përkushtuar pas punës sime. Unë nuk po bëj fushatë në emër të industrisë sime të vjetër. Unë bëj fushatë në emër të njerëzve të Gravesham-it. Kur njerëzit të më shohin mua ata do të kuptojnë se unë përdor projekte menaxhimi dhe drejtimi për të arritur ndryshime më shumë se sa premtime", tha Ann.