Kamze, mbillen 400 peme rrap ne te dyja anet e rruges
Sezoni i mbjelljeve vazhdon te shtrihet ne te gjithe rruget e kryeqytetit. Kesaj radhe Ndermarrja e Punetoreve Nr.1, ka vijuar me mbjelljen e rreth 400 pemeve te llojit rrap ne te dy anet e rruges. Behet fjale per segmentin nga Kthesa e Kamzes deri tek Instituti Bujqesor, pjese e njesise nr. 11. Kryebashkiaku Rama duke vleresuar forcimin e permases se gjelber ne kryeqytet, me qellim rritjen e cilesise se mjedisit, per nje Tirane sa me te riperterire, theksoi se nje nga shume absurditetet e administrimit te territorit ka bere qe ne te dy anet e kesaj rruge te vazhdoje nje zhvillim absurd, i udhehequr nga komuna fqinje e Kasharit. "Kjo rruge eshte nen kujdesin e bashkise dhe ne kete rruge ne sot po mbjellim 400 peme, te cilat pa dyshim do t'i japin hijeshi dhe do te rrisin cilesine e mjedisit ne kete hyrje dhe dalje te rendesishme te Tiranes",-tha Rama duke premtuar se mbjellja do te vazhdoje edhe ne segmente te tjera, duke bere qe edhe nga ky sezon, Tirana te dale e riperterire, sic eshte ne traditen e cdo sezoni mbjelljesh. Bashkia e Kryeqytetit vazhdon keshtu punen per te rritur permasen e gjelber ne Tirane si dhe te nxise nismat qytetare qe kane si qellim kontributin e komunitetit, bankave, bizneseve te ndryshme, shoqatave, individeve ne gjelberimin e qytetit e si rrjedhoje edhe ne permiresimin e cilesise se jetes ne te. Vete opinioni i qytetareve ne "Transparencen 2009" e ka renditur gjelberimin e qytetit, nder prioritetet me te rendesishme ne punen dhe politikat e bashkise se Tiranes. Nje nga objektivat qe synohet te arrihet permes shtimit te siperfaqeve te gjelbra ne kryeqytet, eshte rivitalizimi mjedisor i qendrave urbane.