Dita e Veres, parukeri e gatime falas
Kryeqyteti do ta prese denjesisht Diten e Veres. E shumepritur nga te gjithe, ne kete dite do te mund te argetohen qe nga femijet e deri tek te moshuarit. Ata jo thjesht do te zbaviten duke degjuar kenge, e duke shijuar performacen e modeleve gjate sfilatave, por edhe do te behen protagoniste ne aktivitetet qe bashkia ka organizuar. Ato do te jene mjaft te larmishme, ne menyre qe cdo moshe te gjeje veten neser, ne diten e 14 marsit.
Risia
"Shfaqja e parukiereve" eshte nje risi mjaft tunduese, per te gjithe ata qe jane te dhene pas bukurise. Bashkia e Tiranes, me mjaft sqime ka menduar qe te ftoje parukierin e njohur Ardi Borova, per te drejtuar programin e shfaqjes se parukiereve. Ajo parashikon performimin "live" te tendencave te fundit te modeleve dhe stilimeve te flokeve, nga shkolla te ndryshme parukerie. Ne 10 pika te ndryshme, parukieret do te zbukurojne zonjat por dhe zoterinjte, te rinj e te reja qe duan te provojne talentin e tyre. E gjithe kjo do te zgjase dy ore, pra nga ora 11.00 e deri ne 13.00. Nderkaq, per te dytin vit radhazi, perpara hotel "Rogner" do te zhvillohet sfilata, e cila po kthehet tashme ne tradite. Projekti "Pasarela" do te jete si nje ajer i fresket femeror ne keto festime. Eshte konceptuar si nje pasarele e vertete, ku stiliste te njohur shqiptare e studente te modes, do te veshin modelet me koleksionet e tyre, te frymezuara nga pranvera e te stiluara ne perspektive, me ngjyrat dhe emocionet me pikante te stines. Linjat e vecanta te veshjeve, jo vetem do te nxjerrin ne pah bukurine e vajzave, por do te sjellin edhe nje atmosfere pranverore, duke ofruar per publikun nje sfilate te vertete impresionuese.
Zgjohuni!
Simbolikisht, kjo feste nenkupton zgjimin nga gjumi dimeror, per te pritur stinen e pranveres e te veres. Ne kete kontekst, bashkia e Tiranes ka menduar qe edhe zgjimin e qytetareve ta beje heret, duke u ofruar lloj-lloj aktivitetesh. Keshtu, festa do ta hape siparin rreth ores 10.00 ne sheshin "Skenderbej" me kenget dhe vallet e Ansamblit "Tirana". Me pas, akrobate dhe kloune nga Cirku i Tiranes do te argetojne femijet e pranishem, ndersa Banda e Qytetit do te mbaje rrugetimin, pergjate gjithe bulevardit kryesor. Po ne kete ore, ne sheshin kryesor te Tiranes do te vendosen gatimet tradicionale te gatuara nga amvisat, te cilat do t'ua ofrojne kete ushqim qytetareve qe do t'i vizitojne. Neper tryeza do te jete shtruar ushqim dhe do te ndahet ne porcione te vogla, ne menyre qe te kete sa me shume shijues te ketyre gatimeve. Kompani te ndryshme do te sjellin produktet e tyre dhe do te zhvillojne aktivitete te shumta me te pranishmit, duke u dhene dhe dhurata.
Muzike
Rreth ores 11, nje grup prej 50 instrumentistesh do te performojne muzike klasike. Nje repertor shume i zgjedhur qe nga Bethoveni e Vagner, me sonata dhe pjese te mrekullueshme nga muzika klasike, do te sillen me mjeshteri nga keta instrumentiste, te cilet do te performojne ne menyre te shkelqyer, per publikun e metropolit. Kesaj orkestre te vertete, do t'i shtohen dhe pianiste profesioniste dhe soprano te mirenjohura, te cilat do te kendojne kryesisht muzike shqiptare, sonata dhe serenata shqiptare. Me pas, ne kete skene do te vijojne artiste te tjere, serish live. Sipas burimeve nga bashkia e Tiranes, i tere ky koncert, i cili eshte unik dhe nga me profesionalet do te zgjase nga ora 11.00 - 14.30. Ndersa ne mesdite, ne parkun "Rinia" do te vendoset nje sistem karaoke, i drejtuar nga nje prej kengetareve me te njohur sot, te muzikes moderne, KELLY. Do te ftohen te gjithe, te behen protagoniste te kenges. Nje event i rendesishem per te rinjte, nga te rinjte ku do te promovohet muzika e bukur shqiptare, e cila do te percjelle dhe do te ngjalle emocione tek publiku.
Bulevardi
Sikurse ka ndodhur per 5 vjet rresht, edhe ne kete vit bulevardi "Deshmoret e Kombit" do te kthehet ne nje panair argetues, me kende dhe streha ku nuk do te mungojne, veroret, "face painting", si dhe xhaxhi piktori, sheqerkat, ballokumet dhe lojerat e ndryshme, sidomos per femije.