E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rock dhe Block" te ish-Blloku

Nga ora 14.00 deri ne 23:00, me bashkepunimin e ngushte te ambasadave, do te zhvillohet koncerti i rrokut - live. Ne kete koncert gjigant, do te kete muzike rock dhe muzike alternative nga Danimarka, Hungaria, Anglia, Holanda dhe Gjermania, qe do te "pushtoje" zonen e Bllokut. Kjo eshte muzike mjaft e preferuar nga rinia kryeqytetase. Ky aktivitet do te realizohet ne bashkepunim me ambasadat e akredituara ne Tirane, duke synuar krijimin e nje tradite, ne shkembimet kulturore, ne kuader te eventeve te tilla.

Besetytnite
Dita e Veres, legjendat qe i jane thurur
Bashkia e Tiranes fton te gjithe qytetaret qe t'i bashkohen ketyre festimeve, me qellimin per te sjelle ne metropolin shqiptar, ajrin dhe ndjesine e ngrohte pranverore. Dita e Veres simbolizon largimin e stines se ftohte dhe ardhjen e periudhes se ngrohte. Ne 14 mars, bimesia zgjohet nga gjumi dimeror dhe nis te thithe nga toka lengjet qe i nevojiten per t'u rritur. Te paret tregojne se nje nate para Dites se Veres, njerezit mblidheshin me shpejt ne shtepite e tyre, per te nisur festimet. Zgjimi behej ne te gdhire dhe te moshuarit heret ne mengjes hapnin deren e shtepise per bujari, merrnin shtamen per ta mbushur me uje te fresket dhe sillnin ne shtepi nje plis bari te gjelberuar. Kjo feste behet me besimin se Dita e Veres sjell fat, shendet, mbaresi, perteritje e dashuri njerezore dhe ritet nderlidhen me zgjimin e bimesise, gjallimin dhe kalimin nga dimri ne pranvere
Lojera popullore, kenge e valle per femijet
Rreth ores 10.30, lulishtja ne sheshin "Skenderbej" do te jete e gjitha e femijeve. Ne nje skene qe do te jete e veshur si dekor, me ngjyrat e veres, me tullumbace te bardha e te kuqe, te rrethuara si veroret qe mbajne neper duar, artistet e vegjel do te performojne pjeset e tyre. Koncerti i femijeve do te zhvillohet nen tingujt e muzikes me te dashur per femijet. Gjithashtu do te kete dhe recitime, si nga femijet qe jane aktore, ashtu dhe nga femijet e pranishem ne shfaqje. Qender e programit do te jete grupi i femijeve qe do te recitojne, grupi i balerinave te vogla, te cilat te veshura si mjelma, do te mahnitin femijet dhe prinderit me levizjet e tyre elegante, grupi i valltareve qe do te ndezin atmosferen, duke ftuar dhe femijet te kercejne dhe grupi i kengetareve te vegjel, te cilet do te kendojne kenge nga repertori i festivaleve te femijeve, duke i emocionuar femijet. Ndersa nga ora 10 e deri ne 14, per femijet jane parashikuar lojera te ndryshme popullore, qe do te funksionojne ne formen e kampionateve. Keshtu, shoqata "Evilona Petank" do te zhvilloje mini kampionat te kesaj loje, me femijet qe do te dalin ate dite per feste. Disa animatore te specializuar do te organizojne lojera popullore, ku do te kerkohet pjesemarrja e te gjithe te pranishmeve, per te krijuar keshtu atmosfere te ngrohte e familjare, nje ambient me nje dekor pranveror, te zbukuruar enkas per femijet, tullumbace shumengjyreshe, lule, pasi ato paralajmerojne per femijet dhe ardhjen e pranveres.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›