E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomati Kissinger sëmuret papritur në Seul

Ish sekretari amerikan i Shtetit Henry Kissinger sëmuret papritur në Seul. Rrjeti televiziv NBC bën të ditur se 86-vjecari u shtrua menjëherë në spital pas dhembjeve të forta në stomak. Zyrtarë të spitalit Yonsei në Korenë e Jugut bënë të ditur për median se gjendja e tij nuk është serioze. Ai do të dalë nga spitali nesër pas përfundimit të ekzaminimeve dhe do të niset menjëherë drejt Kinës.

Kissinger që ndihmoi në vendosjen e marrëdhënieve formale ndërmjet Kinës dhe SHBA-ve, i njohur dhe si firmëtari i marrëveshjes mbi kontrollin e armëve me Bashkimin Sovjetik nën presidentët Nikson dhe Ford, ndodhej në Seul për të mbajtur një leksion mbi rrezikun bërthamor të Koresë së Veriut. Ai ka fituar çmimin Nobel për paqen më 1973 për armëpushimin që mundësoi tërheqjen e trupave amerikane nga Vietnami.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›