Veriu pjese e bisedimeve Kosove-Serbi

Koordinatori i qeverisë së Kosovës për integrimin e veriut, Ylber Hysa ka deklaruar se ka të dhëna që tregojnë se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dëshiron që cështja e veriut të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë.
Në një intervistë për BBC, Hysa ka thënë se si para, ashtu edhe pas vendimit të GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, nuk ka pasur asnjë lëvizje drejt zbatimit të strategjisë për këtë zonë.
Hysa është shprehur se edhe qeveria kosovare nuk ka qenë gjithmonë unanime për këtë strategji, për shkak të dallimeve që ekzistonin brenda saj.
Strategjia e qeverisë së Kosovës, e hartuar me ndihmën e Zyrës Civile Ndërkombëtare, u cilësua si një përpjekje për integrimin e veriut dhe eleminimin e strukturave paralele, por ajo u kundërshtua nga pakica serbe dhe Beogradi zyrtar.