E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rivotimi KQZ akrediton vezhguesit

KQZ në Kosovë akreditoi sot vëzhguesit që do të ndjekin procesin e rivotimit në komunat e Drenasit, Skënderajt dhe Decanit, si dhe atë në Malishevë e Lipjan.

Sipas KQZ-së, numri i vëzhguesve të akredituar ka shkuar mbi 1 mijë, mes të cilëve 307 nga PDK, 224 nga LDK, 130 nga AAK dhe 50 nga LDD.

Ndërkohë, organizata joqeveritare “Ngrije zërin edhe ti” do të ketë 85 vëzhgues, Parlamenti Evropian 2 dhe Misioni i Ekspertëve për Zgjedhje 5.

Nuk do të mungojnë as monitoruesit e ambasadave të huaja të akredituara në Prishtinë, si dhe ata të institucioneve të tjera ndërkombëtare në Kosovë.

KQZ miratoi gjithashtu sot emërimet e personave që do të menaxhojnë rivotimin në komunat e mësipërme, si dhe në Lipjan e Malishevë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›