E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Twitter: Berisha shpifi sot 3 herë

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar në Twitter pas deklaratave të kryeministrit Berisha para gazetarëve. Sipas tij Berisha ka shpikur sot tre herë. “Shpif shpif se dicka mbetet mendon Saliu! Fakti është se tahmaja e madhe të lë pa gjë dhe vidh vidh asgjë në fund mund të mos i mbetet”, shkruan Rama.

Shpifja e parë e ditës sipas Ramës është: “Rama bën sondazhe me shuma madhore që i dalin keq cdo muaj”, Për kryesocialistin PS s’ka nevojë për sondazhe pasi del fitues pa diskutim, sic komentoi ai.
Shpifja e dytë e ditës, sic tha Rama janë deklaratat e Berishës: “Sulmet për bllokimin e projektit të linjës së interkonjeksionit me Kosovën i bën mafia”. Sipas Ramës këtë project e financon Gjermania, ndërsa akuzon Berishën, si bllokuesin e tij. “Kryeministri e bllokon me badigardin e tij”, shtoi ai.
Shpifja e tretë e ditës, që Berisha ka thënë, sipas Ramës është: “Opozita ka frikë nga vota”. Për Ramën “frikë nga vota kanë vetëm hajdutët e votës me Saliun që e bëri kuvendin Ruzhdie”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›