FMN: Në 2012-ën, rritja ekonomike globale 3.5%
WASHINGTON - Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka rritur parashikimin e tij, për rritjen ekonomike globale në vitin 2012, në 3.5%. Kjo rritje është për 0.2% më e madhe se parashikimi që FMN-ja e kishte bërë në muajin janar të këtij viti.
Në parashikimin e FMN-së, që është publikuar sot, parashihet se rritja ekonomike globale në vitin 2013 do të jetë 4.1%. FMN-ja thotë se ekonomia e Shteteve të Bashkuara, këtë vit, do të shënojë rritje prej 2.1%, ndërsa, me gjasë, Europa do të shënoj tkurrje prej 0.3%.
FMN-ja i ka përgëzuar liderët evropianë për hapat në shqyrtimin e krizës ekonomike dhe financiare.
Ky fond global i kreditimit thekson se kriza vazhdon dhe ky është kërcënimi më i madh për ekonominë globale. Ky raport u publikua në kohën kur FMN-ja me 187 anëtarë dhe institucioni tjetër kreditor, Banka Botërore, po përgatiten për mbajtjen e takimeve pranverore në Washington.
(er.nu/news24/BalkanWeb)