Angli, hije dyshimi mbi shëndetin e Mbretëreshës
Në prag të martesës së princit William, në shtypin anglez janë hedhur hije të forta dyshimi lidhur me shëndetin e Mbretëreshës Elisabetta II.
Sipas Martin Scurr, ekspertit të mjeksisë në të përditshmen “Daily Mail”, Mbretëresha është detyruar të ndërpresë një takim zyrtar pasi pati një hemoragji nga hundët.
Frika është, shton mjeku anglez, se ndoshta nuk kemi të bëjmë vetëm me një hemoragji të çastit, por me diçka ndoshta më serioze, ndoshta ndonjë tension të lartë.