E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, vajza e Gedafit: Bombat e NATO-s nuk na mposhtin dot

Vajza e kolonelit të Libisë, Muammar Gaddafi, ka lancuar një sfidë ndaj vendeve perëndimore, duke u shprehur e sigurtë se bombat e NATO-s nuk do t`a përkulin vendin e saj.

Duke folur nga bunkeri ku besohet se ajo qëndron së bashku me babain, Aisha Gaddafi, e cila i shpëtoi më herët një sulmi amerikan mbi një bunker në vitin 1986, deklaroi: ”Largohuni nga qiejtë tanë dhe merrni me vete bombat tuaja. Ato nuk do t`a përkulin vullnetin e popullit libian. Kur isha vetëm nëntë vjeç u përpoqën të më vrisnin duke qëlluar me bomba. Tani, janë duke vrarë çdo ditë me dhjetëra fëmijë vetëm sepse ata janë libianë”.

Deklarata e Aishës në Tripoli u bë përpara një turme përkrahësish, të cilët mbanin në duar dhe valëvisnin banderola ku shkruhej “Zoti, Gaddafi, Libia” dhe “Populli do Gaddafi-n”. Ndërkohë, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, deklaroi nga një takimin i Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Berlin se koloneli është duke e sfiduar aleancën, duke vazhduar të bombardojë qytetet e rebelëve, pa u shqetësuar për jetën e civilëve të pafajshëm”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›