E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, mbyllet gazeta "News of the World”

Merr vrull të jashtëzakonshëm skandali i përgjimit të telefonave nga ana e tabloidit më të madh në Angli, “News of The World”.

Edicioni i kësaj të diele, do të jetë i fundit. Kryesuesi i “News International” ka bërë të ditur se “News of The World”, nuk do të publikohet kurrë më.

Vendimi vjen pas zbulimit se një detektiv privat i tabloidit përgjoi telefonin e një 13- vjeçareje të zhdukur, duke fshirë mesazhet e saj telefonike. Vajza u gjet e vdekur disa javë më pas.

Kompania njoftoi se paratë e reklamave në edicionin e fundit do të jepen për bamirësi. Qeveria në Londër tha se nuk kishte asnjë rol në vendimin për mbylljen e gazetës. Raportohet se për gjithë këto vite, “News of the World” ka përgjuar telefonat e shumë yjeve të show-bizit, e akoma më keq edhe të familjarëve të ushtarëve të vrarë në Irak dhe në Afganistan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›