Pakistan: Nga sulmi në autobusë, 10 të vrarë

Zyrtarët në Pakistan thonë se të paktën 10 udhëtarë janë vrarë, kur persona të armatosur kanë hapur zjarr në dy autobusë në stacionin e qytetit në Karaçi, të Pakistanit.
Zyrtari i lokal Sharfuddin Memon tha se edhe 20 persona të tjerë janë plagosur nga sulmi. Ai tha gjithashtu se identiteti i sulmuesve nuk është ende i ditur.
Më herët, zyrtarët thanë se në ditën e tretë të njëpasnjëshme në qytetin e madh të vendit, janë vrarë rreth 40 njerëz duke mos përfshirë sulmin në autobuz.
Mendohet se kjo dhunë ka ndodhur për shkak të tensioneve politike dhe etnike.