FOL kërkon transparencë të bisedimeve

Lëvizja “FOL”, kërkon nga kryeministri, Hashim Thaçi që t`i njoftojë qytetarët e Republikës së Kosovës për konkluzionet e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
“Transparenca dhe llogaridhënia në këtë proces bisedimesh me Serbinë do të ndihmonte në shumë aspekte, përfshirë nevojën që qytetarët e Kosovës e kanë për t`u siguruar se vendi do të përfitoj nga ky proces”, thuhet në raportin e lëvizjes FOL.