E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vulat e Doganave të Kosovës, do të mbesin të njëjta

Çështja e vulës së Doganave të Kosovës, të cilën Serbia po vazhdon ta bllokojë, ka shumë mundësi që të përfundojë pozitivisht në takimin e radhës Kosovë-Serbi. Sipas mediave kosovare, bëhet e ditur se përfaqësuesit e BE-së, përfshirë këtu edhe Pierre Mirel, i kanë kërkuar Serbisë që të mos i refuzojë këto vula, pasi ato i plotësojnë të gjitha kushtet evropiane.
 

Kjo kishte irrituar në masë të madhe negociatorin serb, Borko Styefanoviq, i cili kishte akuzuar palën evropiane për shkelje të parimit të neutralitetit në bisedime. Megjithatë, ndërmjetësit evropianë mbeten të vendosur që kjo çështje të marrë fund në të mirë të Kosovës.

Megjithatë, në takimin e ardhshëm të muajit korrik, për kur janë paralajmëruar marrëveshje të reja, në mesin e të cilave edhe ajo për vulat, pala kosovare pritet të bëjë sërish lëshime, siç është ndryshimi i certifikatave që jepen nga Agjencia e Ushqimit. Nga viti 2008, Serbia po mban peng prodhimet kosovare për shkak të ndryshimit të vulës së doganave. Megjithëse këtë model e ka aprovuar edhe UNMIK-u, shteti fqinj nuk e ka ndryshuar mendimin dhe Kosova po vazhdon të ketë humbje të mëdha ekonomike nga kjo bllokadë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›