Angli, rikthehet ne jete pasi zemra ndaloi

Ngjarje e rralle ne Angli ku nje femije eshte rikthyer ne jete 15 minuta pasi zemra e tij pushoi se funksionuari. 900 sekonda pa rrahje ne anen e majte te kraharorit te tij, nuk i kane kushtuar jeten 13 vjecarit James Doherty, talent i tenistit britanik.
Pas kesaj ngjarje, mjeket e spitalit “Great Ormond Street Hospital” te Londres kane deklaruar se kjo ishte “nje mrekulli”. Ata kane zbuluar se Doherty vuan nga nje semundje e rralle kardiake, e cila beri qe ai te mos humbiste jeten. 13 vjecari u ankua per dhimbje gjate stervitjes ne fillim te shtatorit, duke u shtruar menjehere ne spital ku gjendja u stabilizua.
Me pas ai u shtrua serish ne spitalin ku ndodhi mrekullia, pasi nuk e ndiente veten mire. Sipas rregullave te mjekesise, nese zemra ndalon mbi 10 minuta, atehere cdo gje ka marre fund, por ky rast ka hedhur poshte gjithe teorite, duke vertetuar te kunderten.