McCain mbron kundërshtarin Obama

Kandidati republikan John McCain detyrohet të mbrojë kundërshtarin Obama para mbështetësve të tij.
Gjatë një takimi në Lakesville,në Minnesota,McCain iu desh që të ndërhynte disa herë për te frenuar ofezat publike për kundërshtarin e tij në garën për Shtëpinë e Bardhë.
Një zonjë, tha për Obamën se ishte "arab", por McCain ia mori mikrofonin dhe tha: Ai është një baba i mirë, me një familje të mirë me të cilin më qëllon të mos jem dakord për disa cështje thelbësore".