Veriu i Mitrovicës, bllokimi i rrugëve vazhdon
MITROVICE-Ndryshe nga çfarë ishte paralajmëruar për heqjen e bllokadave në Veri të Kosovës, duket se bllokimi i rrugëve do të vazhdojë edhe për disa ditë.
Pika e parë e marreveshjes së arritur mes KFOR-it, Prishtinës e Beogradit, heqja e barrikadave nga rrugët që çojnë në pikat kufitare 1 dhe 31, nuk u përmbush as të martën.
Kreu i struktures paralele ne Zubin Potok, Sllavisha Ristiç ka deklaruar se serbet ne Kosove nuk mund te vendosin per çeshtje te medha sic eshte dhe heqja e barrikadave, dhe se nje gje te tille duhet ta vendose parlamenti i Serbisë. Këshilltaret komunale të Zubin Potokut nuk kane pranuar te marrin pjese ne takimin e mbajtur ne Leposaviq mes krereve te strukturave paralale ne veri, qe njihet ndryshe dhe Këshilli i Komunave Serbe, ku pritej te vendosej pikerisht per heqjen e barrikadave ne veri. Gjithesesi takimi në Leposavic është ndërprerë për shkak të mungesës së Ristiç dhe të ashtuquajturit delegatë të tri komunave - Zveçan, Leposavic dhe Mitrovicë kanë renë dakord që secila komunë të deklarohet veç e veç rreth largimit të barrikadave nga rrugët e veriut të Kosovës.
I ashtuquajturi kryetar i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristic, që është nga radhët e partise demokratike te Serbise, te Voisllav Koshtunicës, njihet per veprimet e tij radikale. Madje disa media raportojne se ishte pikerisht ai qe ne 26 korrik urdheroi grupe te organizuara serve te ndalojnë me çdo kusht njësinë speciale të Kosovës, qoftë edhe me kusht të vrasjes së tyre.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)