Francë, deficiti tregtar mbetet i lartë

Në vitin 2009 buxheti tregtar në Francë ka pësuar një tkurrje të lehtë, ndryshe nga viti 2008 kur shpërtheu dhe arriti një nivel rekord.
Kështu thotë një raport i publikuar sot nga shërbimet doganore franceze, i cili gjithësesi paralajmeron se situata mbetet jashtëzakonisht e rëndë. Sipas raportit, vetëm rënia e çmimit të naftës i ka lejuar Parisit të shmangë më të keqen.
Për te gjashtin vit rresht, Franca ka importuar më shumë nga sa ka eksportuar, duke regjistruar një deficit të tregtisë së jashtme prej 43.03 miliardë eurosh.