E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, vetëm 1/3-ta e të arrestuarve kanë akuza

Londër - Në Angli vetëm një e treta e të arrestuarve për akte terroriste përballen me akuza. Që prej 11 Shtatorit janë arrestuar më shumë se 1400 persona të dyshuar, të cilët qëndrojmë të paraburgosur pa asnjë akuzë konkrete. Këto të dhëna janë publikuar nga qeveria britanike.

Në to përfshihet periudha nga sulmet terroriste në Kullat Binjake më 11 shtator të vitit 2001, deri në mars të vitit 2008. Nga 1 471 personat e arrestuar, vetëm 196 prej tyre janë dënuar, dhe vetëm 102 ishin shpallur fajtorë në bazë të legjislacionit për terrorizmin.

"Akuzat kryesore kundër të arrestuarve ishin bazuar në legjislacionin mbi terrorizmin, dhe ishin subjekt të një neni ku sanksionohen qëllimet terroriste, anëtarësimi në një organizatë të ndaluar dhe mbledhje e fondeve për terrorizëm. Akuza këto të sanksionuara nga Akti për Terrorizmin i vitit 2000", deklaroi Paul Wiles, këshilltari shkencor i Ministrisë së Brendshme britanike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›