PD: Qershori, fundi i Ramës
Tiranë -Partia Demokratike e ka konsideruar theksoi sot se 28 qershori është fundi politik i Edi Ramës. Në deklaratë për mediat, zëdhënësja e selisë blu Erla Mëhilli tha se “janë shqiptarët që më 28 qershor do t’i japin verdiktin përfundimtar politik Edi Ramës, i cili ka vjedhur duke marrë për vete 19 leje ndërtimi nga 28 leje gjithsej në mbledhjen e fundit të KRT-së, pasi standarde korrupsioni më të larta se këto fakte nuk ka ''. ''Partia Demokratike –deklaroi Mëhilli -është e bindur që këtij njeriu të pashpresë do t’ia japin përgjigjen shqiptarët më 28 qershor’’.