“Rama”, dosja në prokurori
Tiranë -Deputeti demokrati Edi Paloka, ka deklaruar sot në mbledhjen e komisionit parlamentare për hetimin e lejeve të ndërtimit të Bashkisë së Tiranës, se do të çojë në prokurori, dosjen hetimore të këtij komisioni. "Ne e kemi deklaruar deri tani se cila është Prokuroria, që është një prokurori politike, por tani do t'i çojmë edhe këtë dosje dhe do të shohim se si do veprojë me të. Faktet janë evidente dhe Prokuroria nuk ka nevojë të hetojë fare për të kuptuar që Edi Rama është i zhytur në korrupsion. Ky është një fakt që e dinë të gjithë qytetarët dhe ne po japim vetëm një pjesë të fakteve, ku do të shohim dhe qëndrimin e organit të akuzës ndaj tyre"-tha ndër të tjerash deputetit Paloka.
Ai shtoi se Edi Rama, kryetar i PS-së, "ndikon tek mediat duke sajuar bllofe kundër maxhorancës, me qëllim mbulimin e skandaleve të tij". Komisioni hetimor i ngritur me një vendim të Kuvendit në muajin prill, ka objekt të tij hetimin e praktikave të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës për periudhën 1 janar 2007 e në vazhdim. Opozita refuzoi të bëhet pjesë e këtij hetimi duke e cilësuar komisionin të paligjshëm.