Angli, vihet nën kontroll situata në burgun e Ashwellit
Londër - Rikthehet situata normale në burgun britanik të Ashwellit, në të cilin për rreth 24 orë qindra të burgosur shpërthyen në trazira dhe i vunë zjarrin ndërtesave të tij. Disa oficerë të trajnuar veçanërisht për trazirat në burgje dhe të veshur me jelek antiplumb bënë të mundur që gjithçka aty të normalizohet.
Gjatë trazirave në “Burgun Ashwellit” mësohet se janë plagosur lehtë tre të burgosur. "Zonat e burgut po trajtohen tani si skena krimi", thuhej në një deklaratë të Shërbimit të Burgjeve.
Trazirat filluan në orët e para të së shtunës. Sindikata e oficerëve të burgjeve tha se shkaku besohej se ishte zemërimi i të burgosurve, pasi njërit prej tyre i ishin hequr disa privilegje. Rreth 420 të burgosur u transferuan nëpër burgje të tjera, ndërsa rreth 180 të tillë mbetën në Ashwell.