Moldavi, vdes i arrestuari gjatë protestave
Kishinev - Një protestues vdiq sot pas plagëve të marra në manifestimet masive në kryeqytetin e Moldavisë. Simpatizantët e opozitës në ish-republikën sovjetike kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve të 5 prillit, ku fituese u shpall Partia Komuniste.
Trupi i Valeriu Boboç, 23 vjeç, është marrë sot i pajetë në morgun e Kishinevit nga të afërmit e tij. Ai kishte marrë shumë të goditura pas arrestimit në përleshjet që kanë përfshirë këtë vend.
"Ai u ndalua. Policia e rrahu dhe ai përfundoi i vdekur", deklaruan të afërmit për mediat opozitare. Ndërsa zëdhënësja e policisë, Alla Meleka, deklaron: "Sipas autopsisë, i riu vdiq nga helmimi me gaz, dhe tani janë hapur hetimet”.
Dhjetëra persona u plagosën dhe qindra të tjerë u ndaluan gjatë përleshjeve që shpërthyen pas zgjedhjeve legjislative të 5 prillit, që u fituan nga Partia Komuniste e presidentit Vladimir Voronin.