Anglia “B” humbi ndeshjen e fundit me Bjellorusinë 2-1

---Bosi i Anglisë, Stiv Meklaren e konsideron përballjen me Shqipërinë, si një ndeshje të programuar në kohën e duhur në prag të përballjes ne transferte me Estoninë, më 6 qershor.
Ndeshja e fundit e Anglisë B ishte ajo me Bjellorusinë (humbi 2-1) në stadiumin "Madejski Stadium" në Reading. Takimi u zhvillua 12 muaj me parë (më 25 maj 2006), kur Anglia, atëherë e drejtuar nga Sven Goran Erikson përgatitej për finalet e Kampionatit Botëror të Gjermanisë.
Stiv Meklaren e shikon ndeshjen si një mundësi të mirë për t'u dhënë një eksperiencë më shumë lojtarëve dytësorë që ka planifikuar të thërrasë.
Pas ndeshjes me Shqipërinë, gjashtë ditë më pas, Anglia (kësaj radhe A) do të përballet me Brazilin, më 1 qershor, një ndeshje miqësore kjo që do të luhet në Uemblin e ri.
Ndeshja e fundit e Anglisë A ishte ajo me Spanjën, më 7 shkurt të cilën e humbi me rezultatin 1-0
Albania-sport.com