Adriano kerkon te rifitoje “zemren” e Dunges

Adriano duket se ka rigjetur ritmin e duhur. Pas kontributit te dhene tek Interi me nje asist dhe nje gol ne ndeshjen e se shtunes kunder Bolonjas, “Perandori” kerkon te jete i tille edhe ne kombetaren e vendit te tij.
Ai po punon forte per te zene nje vend titullari ne kombetaren e “arte” ku urdherat i jep Dunga. “Jam gati te rifitoj vendin ne formacionin zyrtar te selecaos. Besoj se kjo eshte periudha ime me e mire qe prej vitit 2005. Tek Interi po luaj me i terhequr, ndersa Ibrahimovic rri me shume ne nje pozicion fiks dhe une kam me shume liri. Ne kombetare ndodhem edhe fale punes se madhe qe kam bere kohet e fundit. Te gjithe duan te luajne por Dunga e di qe kam durim dhe qetesi per te pritur rastin tim”, shprehet Adriano.
Sulmuesi zikalter e shenoi golin e pare zyrtar te ketij sezoni ne ndeshjen e pare te Champions League ndaj Panathinaikos ku Inter fitoi 2-0.