E Diel, 1 Nëntor 2026

Hamilton: Jam gati per titullin kampion

Lewis Hamilton synon me cdo kusht te fitoje titullin kampion bote dhe per kete ai po punon shume gjate diteve te fundit qe e ndajne me cmimin e madh te Japonise.

Lewis Hamilton synon me cdo kusht te fitoje titullin kampion bote dhe per kete ai po punon shume gjate diteve te fundit qe e ndajne me cmimin e madh te Japonise.

“Jam gati per te fituar titullin. Vitin e shkuar hyja ne piste me mendimin per te fituar ne gara por jo per te fituar titullin kampion. Kete vit, jam i perqendruar tek boterori dhe tek ideja per te mbyllur garat me sa me shume pike”, shprehet piloti britanik 12 muaj pas deshtimit te sezonit 2007 kur ne Fuji ai humbi shume pike perballe rivalit Raikkonen.

“Vitin e shkuar isha me i ri dhe tani kam mesuar shume. Isha ne krye te boterorit por nuk e kisha kuptuar rendesine e kesaj. Bera me te miren e mundshme por ne fund nuk mjaftoi. Ne kete pike te sezonit ndihem me i forte”, theksoi Hamilton, sipas te cilit, Ferrari eshte me e shpejte se sa McLaren. “Ka shume pike per te fituar dhe une mendoj se lufta do jete me e ashper”, perfundoi Lewis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›