E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ecclestone: Ne 2010-en vetem me dy motorre

Projekti per reduktimin e motorreve eshte pjese e dosjes se madhe te hartuar nga Ecclestone dhe Mosley per “shpetimin” e sportit te Formula 1.

Bernie Ecclestone dhe Max Mosley kalojne nga fjalet tek veprat. Drejtuesit e larte te Formula 1 kane bere me dije se duke filluar qe nga sezoni 2010, te gjitha skuderite duhet te reduktojne prodhimin e motorrve.

“Gjeja qe me intereson me shume eshte reduktimi i motorreve drejt nje te vetmi. Te gjitheve do t’u lejohen vetem 2 ndryshime ne vit. Ne kete menyre, kostot do te ulen ne menyre te ndjeshme”, ka theksuar pronari i ketij sporti Bernie Ecclestone, sipas te cilit, kjo ide do funksionoje ne vitin 2010.

Me tej, ai ka thekuar se te gjitha skuderite qe nuk do arrijne te pershtaten me kete strategji, duhet ta gjejne zgjidhjen jashte ambientit te tyre. Ky projekt eshte pjese e dosjes se madhe te hartuar nga Ecclestone dhe Mosley per “shpetimin” e sportit te Formula 1.

“Nese nuk do reduktojme kostot brenda vitit 2010 atehere gjendja do te behet kritike”, nenvizoi Ecclestone ne nje interviste dhene per gazeten “Times”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›