E Shtunë, 31 Tetor 2026

Calciopoli, Conte-Ancelotti deshmojne ne gjykate

rajneri i Barit, Antonio Conte dhe ai i Milanit, Carlo Ancelotti, jane paraqitur sot ne Gjykaten e Romes ku kane deshmuar lidhur me skandalin ne futbollin italian.

Deshmi te reja i bashkangjiten dosjes se procesit “Calciopoli” ne Itali. Trajneri i Barit, Antonio Conte dhe ai i Milanit, Carlo Ancelotti, jane paraqitur sot ne Gjykaten e Romes ku kane deshmuar lidhur me skandalin ne futbollin italian per te cilin akuzohen Luciano dhe Alessandro Moggi, Davide Lippi, Franco Zavaglia, Pasquale Gallo si dhe Francesco Ceravolo.

Ish kapiteni i Juventusit eshte pyetur rreth pozicionit kontraktual me futbollistin Fabrizio Miccoli. Conte ka pergenjeshtuar gjithe versionin e dhene nga futbollisti i Palermos, duke kthyer rrjedhen e hetimeve. “Nese Micoli do kishte pasur mend ne koke, tashme do ishte nje kampion i padiskutueshem”, ka theksuar ish juventini.

Nderkohe, Ancelotti ka folur per ceshtjen e futbollistit Nicola Amoruso, duke theksuar se nuk ka qene ne dijeni te detajeve qe e larguan ate nga Juventusi. Procesi gjyqesor do rinise ne 14 tetor ku do te merren ne pyetje portieri rus Nigmatullin dhe sulmuesi Kovalenko.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›